FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË SIGURISË KOMBËTARE.
7 shtator 2007
Të nderuar pjesëmarrës,
anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare,
Të nderuar të ftuar,
Jemi mbledhur sot për të diskutuar, analizuar, shprehur mendimet dhe qëndrimet ndaj çështjes më të rëndësishme politike dhe kombëtare që preokupon sot jo vetëm Shqipërinë, Kosovën e rajonin, por të gjithë hapësirën globale diplomatike në të gjithë dinamiken e saj: Situata aktuale në Kosovë dhe e ardhmja e saj.
Integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian përbëjnë synimin strategjik dhe boshtin kryesor lëvizës dhe drejtues të politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Si qëllimi kryesor i shtetit shqiptar, ky integrim është jo vetëm objektivi, por edhe e vetmja zgjedhje strategjike dhe gjeopolitike, sot dhe në perspektivë, për sigurinë e vendit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm dhe të bindur se vetëm duke u bërë anëtarë të këtyre strukturave ne kemi përmbushur detyrimin historik ndaj shqiptarëve dhe i kemi kthyer kombit tonë dinjitetin e tij të nëpërkëmbur padrejtësisht nga historia.
Rrugëtimi sfidues i Shqipërisë drejt euroatlantizmit e kthen këtë vend kontribues të rëndësishëm në orientimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet e rajonit tone, jo vetëm për një fqinjësi të mirë tradicionale, por edhe drejt një sigurie, një stabiliteti dhe një qetësie e mirëqënie të përbashkët, ku çdo njeri është sa i interesuar, aq edhe aktor aktiv dhe i përgjegjshëm për të ardhmen e rajonit.
Pikërisht për këto Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar për zhvillimet e fundit që lidhen me statusin përfundimtar të Kosovës, çështje, e cila, me ngërçet e saj, jo vetëm po vonon perspektivën e integrimit të plotë të rajonit në NATO dhe në BE, pazgjidhshmërisht edhe atë të Shqipërisë, por në të njëjtën kohë po ngrihet si një rrezik shpërthyes për destabilizim, duke e kthyer atë në kohët më të errëta të historisë së vet. Çmimi i çdo zgjatjeje pafundësisht të këtij procesi do të duhet të na përgatisë të përjetojmë jo vetëm një situatë me rreziqe ekonomike, politike, sociale për Kosovën dhe rajonin, por të jemi dëshmitarë të gjunjëzimit të së ardhmes ndaj të shkuarës, të nënshtrimit të së drejtës ndaj padrejtësisë, të humbjes se moderimit ndaj ekstremizmit, të kapitullimit të investimit ndaj dështimit, të shuarjes së shpresës ndaj errësirës, të dorëzimit të europianizimit përpara izolimit.
Shqipëria është e bindur se rruga e vetme drejt zgjidhjes së drejtë e të qëndrueshme të kësaj çështjeje është zbatimi i Paketës Ahtisari, e cila falë kontributit pozitiv dhe vullnetit për kompromis të palës kosovare ofron garancitë më të gjera për minoritetin serb se çdo minoritet tjetër në Evropë, dhe modelin më të mirë të bashkekzistencës etnike, fetare, qytetare dhe evropiane të denjë për një shtet të ri në rajon.
Sikurse e dini të nderuar zotërinj, situata në Kosovë është në një moment delikat, për fat të mirë është pjesë e axhendës ndërkombëtare. Republika e Shqipërisë është në mënyrë kategorike kundër çdo lloj skenari të ndarjes së Kosovës. Në të njëjtën kohë, unë si President i Republikës së Shqipërisë i bëj thirrje shoqërisë kosovare, forcave politike që të tregohen të matura, tepër të kujdesshme për ta ndjekur situatën në mënyrë shumë civile, sepse Kosova sot nuk është më e izoluar, Kosova është pjesë e interesit të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, e shteteve më të mëdha demokratike në botë, të cilave u intereson një rajon i qetë, një rajon i cili në mënyrë të padiskutueshme perspektivën e tij e ka në Europë dhe në familjen euroatlantike.