E Diel, 1 Nëntor 2026

FLORIDA – Dënim i përjetshëm për atentatorin e sulmit ndaj Trump

FLORIDA, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ryan Routh, një burrë i akuzuar se u fsheh në shkurret e një fushe golfi në Florida me një pushkë gjysmëautomatike për të tentuar të vriste Donald Trump, më pak se dy muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 është dënuar me burgim të përjetshëm.

Routh, 59 vjeç, u shpall fajtor nga një juri për pesë akuza, përfshirë tentativë vrasjeje, pasi u vet-përfaqësua në gjyq.

Gjyqtarja e Qarkut Amerikan Aileen Cannon dha dënimin në Fort Pierce, Florida.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›