E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Alarm në Atlantik: Tre viktima nga Hantavirus në një kroçierë

GJENEVË, 4 maj /ATSH – ANSA/ -Organizata Botëroe e Shëndetësisë (OMS) ka raportuar për një ngjarje shëndetësore në një anije kroçiere në Oqeanin Atlantik, ku dyshohet për virusin Hantavirus.

Deri tani është konfirmuar 1 rast, ndërsa 5 raste të tjera janë të dyshuara.

Nga 6 persona të prekur, 3 kanë vdekur dhe 1 është në terapi intensive në Afrikën e Jugut.

Sëmundja transmetohet nga brejtësit.

Autoritetet e Capo Verde nuk lejuan zbarkimin e pasagjerëve për të mbrojtur popullsinë, por mjekët kanë hipur në anije për kontroll.

Dy shtetas holandezë janë përfshirë: një ka vdekur gjatë udhëtimit dhe një tjetër ka ndërruar jetë në Afrikën e Jugut.

Anija MV Hondius është aktualisht pranë brigjeve të Capo Verde dhe pritet të vazhdojë udhëtimin pa zbarkime.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›