E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Armëpushimi midis Izraelit dhe Hezbollahut vazhdon të shkelet

TEL AVIV/ BEJRUT, 28 prill /ATSH-DPA/- Sulmet reciproke mes Izraelit dhe milicisë libaneze Hezbollah vazhdojnë ende, pavarësisht armëpushimit zyrtar, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi sot se katër persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur, në jug të vendit gjatë sulmeve izraelite.

Ushtria izraelite deklaroi se në disa raste janë lëshuar raketa interceptuese ndaj një “objekti të dyshimtë fluturues”, i cili ishte identifikuar pranë trupave izraelite në jug të Libanit.

Sipas raporteve ushtarake, disa dronë të pajisur me eksplozivë shpërthyen gjithashtu pranë ushtarëve izraelitë në jug të Libanit, pa shkaktuar të plagosur.

Dy ushtarë izraelitë u plagosën dje, gjatë një sulmi me një dron – të mbushur me eksploziv – në jug të Libanit, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Me këto veprime, Hezbollahu – i mbështetur nga Irani – ka shkelur armëpushimin.

Gjatë operacioneve në jug të Libanit, ushtria izraelite tha se ka shkatërruar më shumë se 1000 vende të infrastrukturës terroriste – të përdorura nga Hezbollahu – për sulme.

Këto përfshijnë ndërtesa të minuara me eksplozivë. “Gjithashtu, aty janë gjetur qindra armë, përfshirë mitralozë, granata dore, mina, raketa antitank dhe predha mortajash”, thuhet në njoftim.

Këto të dhëna nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›