FOKUS – Berlini dënon të shtënat e paprovokuara ndaj diplomatëve

BERLIN, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Ministria e Jashtme gjermane po kërkon një shpjegim nga qeveria izraelite në lidhje me shkaqet e të shtënave ndaj një delegacioni diplomatik në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Ministria e Jashtme dënon me forcë këtë të shtënë të paprovokuar. Mund ta konsiderojmë veten me fat që nuk ka ndodhur asgjë më e keqe”, theksoi një zëdhënëse.
Një diplomat gjerman dhe një shofer nga zyra përfaqësuese në Ramallah thuhet se ishin gjithashtu pjesë e delegacionit që vizitoi qytetin e Xheninit në Territoret Palestineze.
Sipas Ministrisë së Jashtme, grupi po udhëtonte në koordinim me Autoritetin Palestinez dhe ushtrinë izraelite.
Forcat izraelite hapën zjarr pranë delegacionit, duke pretenduar se ai kishte devijuar nga një rrugë e miratuar më parë.
“Roli i vëzhguesit të pavarur të diplomatëve në terren është i domosdoshëm dhe në asnjë mënyrë nuk përbën kërcënim për interesat e sigurisë izraelite”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.
”Qeveria izraelite duhet të respektojë paprekshmërinë e diplomatëve”, shtoi ajo./ /os/