E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Çmimet e naftës në rritje mes tensioneve në Hormuz, pavarësisht nismës së Trump

NJU JORK/ LONDER, 4 maj /ATSH-DPA/- Nisma e presidentit amerikan Donald Trump për të ndihmuar anijet e bllokuara në Ngushticën e Hormuzit nuk arriti të qetësojë sot tregjet globale të naftës, ndërsa çmimet u rritën në 109,84 dollarë për fuçi.

Çmimi i një fuçie (159 litra) nafte të llojit “Brent” të Detit të Veriut në korrik u rrit me 1,54%.

Trump paralajmëroi dje në platformën e tij “Truth Social” se do të reagonte ashpër ndaj çdo pengese ndaj nismës që ai e quajti “Project Freedom”.

Ndërkohë, udhëheqja ushtarake e Iranit kërcënoi sot me sulme.

“Anijet tregtare që synojnë të kalojnë nëpër ngushticë do të duhet të koordinohen me forcat e armatosura iraniane”, deklaroi komandanti i komandës qendrore ushtarake, Ali Abdollahi Aliabadi.

Çmimet e naftës u rritën pasi tregtarët shfaqin dyshime për funksionimin e planit amerikan.

Bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit për përfundimin e luftës konsiderohen të bllokuara.

Javën e kaluar, çmimi i naftës u rrit mbi 126 dollarë për fuçi – niveli më i lartë që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›