E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Estonia shpall ”persona non grata” edhe 1 000 qytetarë rusë

TALIN, 6 shkurt /ATSH-ANSA/  – Ministria e Brendshme e Estonisë ka shtuar emrat e 1 073 qytetarëve të tjerë rusë në listën e personave të padëshiruar për pjesëmarrjen e tyre në luftën në Ukrainë.

“Ushtarët rusë që luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë në Ukrainë kanë vrarë, shkatërruar, përdhunuar dhe plaçkitur. Parandalimi i hyrjes së tyre në hapësirën evropiane dhe zonën Shengen është në interesin e të gjithëve”, komentoi ministri i Brendshëm estonez Igor Taro.

“Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione politike dhe ekonomike kundër Rusisë si një shtet agresor. Megjithatë, kjo nuk është vetëm lufta e Kremlinit, pasi qindra mijëra qytetarë rusë kanë luftuar dhe po luftojnë kundër Ukrainës. Kjo luftë agresioni duhet të ketë një çmim për të gjithë ata. Mbyllja e zonës Shengen për hyrjen e tyre është pjesë e atij çmimi”, shtoi Taro.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›