E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Finalizohet marrëveshja SHBA-Ukrainë për fondin e rindërtimit për lëndët e para

BERLIN, 23 maj /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë finalizuar krijimin e një fondi rindërtimi, më shumë se tre javë pas përfundimit të marrëveshjes së tyre për lëndët e para.

“Fondi tani është lançuar zyrtarisht”, shkroi ministrja ukrainase e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, në faqen e internetit X.

Svyrydenko e përshkroi fondin si një “simbol të angazhimit strategjik afatgjatë” të Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni dhe Kievi kanë nënshkruar një marrëveshje për nxjerrjen e përbashkët të lëndëve të para ukrainase, pavarësisht një ndërprerjeje të përkohshme të negociatave pas një grindjeje publike midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë në shkurt.

Të ardhurat nga marrëveshja do të përdoren për të financuar rindërtimin e Ukrainës.

Trump argumentoi se kjo do të kompensonte ndihmën e dhënë tashmë Ukrainës për ta mbrojtur atë nga një pushtim në shkallë të plotë rus.

Ndërkohë, Kievi shpreson që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin atë dhe të investojnë në rindërtimin e vendit./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›