FOKUS – Gjermania dhe Jordania transport të përbashkët ajror për ndihmat në Gaza

BERLIN, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Gjermania planifikon të mundësojë një transport ajror për të ofruar ndihmë humanitare në Rripin e Gazës me mbështetjen e Jordanisë, deklaroi kancelari i Thesarit, Friedrich Merz.
”Operacioni do të fillojë menjëherë”, tha ai pas një takimi të kabinetit.
”Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius do të bashkëpunojë ngushtë me Francën dhe Britaninë e Madhe … të dyja të cilat kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u bashkuar me përpjekjet për të transportuar ushqim dhe ndihmë”, theksoi Merz.
“Ne e dimë se kjo mund të jetë vetëm një ndihmë e vogël për popullin e Gazës, por të paktën është një kontribut që jemi të lumtur ta japim”, shtoi ai.
Merz nuk përmendi masa specifike, por tha se Gjermania mund të paraqesë një propozim në Komisionin Evropian.
Pezullimi i furnizimeve me armë dhe pezullimi i Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael janë përmendur si opsione të mundshme./ /os/