FOKUS – Gjysma e vdekjeve nga kanceri shkaktohen nga shkaqe të parandalueshme

NJU JORK, 30 qershor /ATSH-ANSA/ – Rreth gjysma e të gjitha vdekjeve nga kanceri në botë janë për shkak të faktorëve të rrezikut potencialisht të modifikueshëm: duhani, agjentët infektivë, mbipesha dhe obeziteti, dieta e dobët dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Këto janë të dhënat që dalin nga ‘Atlasi i Kancerit’ i krijuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit.
Pirja e duhanit është faktori kryesor i parashikueshëm i rrezikut. Ai shkakton të paktën 17 lloje kanceri dhe është përgjegjës për rreth një të pestën e vdekjeve nga kanceri në botë: rreth 2 milionë.
Nga këto, mbi 1.2 milionë janë për shkak të kancerit të mushkërive.
Në vendin e dytë janë agjentët infektivë: për burrat, veçanërisht Helicobacter pylori dhe virusi i hepatitit B, përgjegjës për kancerin e stomakut dhe të mëlçisë.
Për gratë, veçanërisht Papillomavirusi, i cili shkakton kryesisht kancerin e qafës së mitrës. Për të tre agjentët, janë në dispozicion strategji shumë efektive parandaluese.
Alkooli dhe pesha e tepërt trupore vijojnë: të dyja shkaktojnë rreth 4% secili të vdekjeve nga kanceri.
Në veçanti, obeziteti dhe mbipesha janë përgjegjëse për një pjesë që varion nga 1% e vdekjeve nga kanceri në vendet me të ardhura të ulëta deri në 7-8% në vendet me të ardhura të larta.
Në veçanti, dhjami i tepërt lidhet me 40% të vdekjeve nga kanceri i mitrës, 19% të kancerit të veshkave dhe 18% të kancerit të ezofagut. /os/