FOKUS – Irani: Asnjë kontaminim bërthamor pas sulmit izraelit në vendin kryesor të pasurimit të uraniumit

TEHERAN, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Sulmi izraelit në vendin e pasurimit të uraniumit në Natanz, në Iranin qendror, nuk shkaktoi kontaminim bërthamor, raportoi sot media shtetërore iraniane.
“Sulmi në Natanz nuk ka shkaktuar asnjë kontaminim bërthamor deri më tani”, shkroi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, duke cituar një zyrtar policie në provincën Isfahan dhe duke shtuar se sulmi nuk shkaktoi viktima.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) raportoi më parë se nuk është vërejtur rritje e niveleve të rrezatimit në vend.
”Irani ka dërguar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit në orët e fundit, por ushtria izraelite dhe sistemet mbrojtëse të vendit po punojnë për t’i neutralizuar ato”, deklaroi zëdhënësja e ushtrisë izraelite Effie Defrin.
”Irani ka mbyllur hapësirën e tij ajrore deri në njoftim të mëtejshëm, pas një sulmi të madh izraelit”, deklaroi autoriteti i aviacionit civil të vendit.
Banorëve u është këshilluar të mos udhëtojnë në aeroporte dhe të monitorojnë median për përditësime.
Operacionet në aeroportin kryesor të Teheranit tashmë janë pezulluar./ a.jor.