E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Izraeli lejon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

TEL AVIV, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Kabineti i Sigurisë izraelite ka miratuar një plan për të lejuar organizatat ndërkombëtare të shpërndajnë më shumë ndihma në Rripin verior të Gazës, njoftoi sot gazeta “Times of Israel”, duke cituar një zyrtar.

Një zëdhënës i qeverisë nuk pranoi të komentojë mbi raportin.

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, postoi në platformën X se kabineti kishte marrë një vendim të gabuar.

Kohët e fundit Izraeli ka mbështetur Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF) për shpërndarjen e ndihmave, duke akuzuar organizatën militante palestineze Hamas se po e devijon ndihmën për qëllimet e veta. Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë mbështetur gjithashtu sistemin e ri, por OKB-ja e ka kritikuar vendimin.

Në të kaluarën dëshmitarë okularë kanë raportuar se Hamasi ka sekuestruar ndihma të destinuar për popullsinë e përgjithshme.

Raportet izraelite u shprehën mse kishte pasur  debate të nxehta në takimin e kabinetit për Sigurinë.

Smotrich akuzoi Shefin e Shtabit Eyal Zamir se nuk po e përmbushte misionin e tij.

Smotrich përsëriti akuzat e tij në X në lidhje me atë se gjenerali nuk po siguronte që ndihma që hynte në Rripin e Gazës të mos binte në duart e Hamasit.

Smotrich kritikoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për dështimin në zbatimin e vendimeve të kabinetit në Rripin e Gazës.

Netanyahu varet nga partitë e ekstremit të djathtë dhe fetare për shumicën në Knesset./ /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›