E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Kallas: Nevojitet presion më i fortë ndërkombëtar mbi Moskën

KIEV, 25 maj /ATSH-ANSA/ – Sulmet e natës së kaluar tregojnë edhe një herë vendosmërinë e Rusisë për të shkaktuar vuajtje të mëtejshme dhe për të shkatërruar Ukrainën, deklaroi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për X, pas sulmit masiv rus ndaj Ukrainës mbrëmë.

”Është tronditëse të shohësh fëmijë midis viktimave të pafajshme të plagosur dhe të vrarë”, shtoi ajo.

Mendimet e mia sot janë me familjet. Ne kemi nevojë për presionin më të fortë ndërkombëtar mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë”, theksoi Kallas.

Një sulm masiv me dronë dhe raketa ruse shënjestroi kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe rajone të tjera në vend për natën e dytë radhazi, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, deklaruan zyrtarët ukrainas për AP.

Shkalla e sulmit ishte mahnitëse. Rusia goditi Ukrainën me 367 dronë dhe raketa, duke e bërë këtë sulmin më të madh ajror të luftës më shumë se trevjeçare, sipas Yuriy Ihnat, një zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukrainës. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›