E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Merz kërkon strategji të qartë për t’i dhënë fund luftës me Iranin

BARDUFOS/NORVEGJI/, 13 mars /ATSH –DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz u bëri thirrje sot Shteteve  të  Bashkuara  dhe Israelit të paraqesin një plan “bindës” se si synojnë t’i japin fund luftës me Iranin.

Duke folur në kuadër të një stërvitjeje të NATO-s në Norvegji, të cilën e ndoqi së bashku me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre dhe kryeministrin kanadez Mark Carne kancelari, Merz tha se me kalimin e çdo dite lindin më shumë pyetje sesa përgjigje për konfliktin.

“Është gjithnjë e më e qartë se nevojitet një plan bindës. Duhet një strategji për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha ai, duke theksuar se Evropa nuk ka interes për një konflikt të pafund.

Sipas tij, një shpërbërje e integritetit territorial, shtetësisë apo qëndrueshmërisë ekonomike të Iranit do të kishte pasoja serioze edhe për Evropën. “Prandaj kemi nevojë për një vizion për një rend paqësor”, shtoi Merz.

Më herët, Merz kritikoi gjithashtu vendimin e Shteteve të Bashkuara  për të lehtësuar përkohësisht disa sanksione ndaj naftës ruse, me qëllim stabilizimin e tregjeve energjetike të tronditura nga zhvillimet në Lindjen e Mesme. Ai tha se një hap i tillë dëmton përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukraine.

“Lehtësimi i sanksioneve tani, për çfarëdo arsyeje, është një sinjal i gabua”, theksoi Merz, duke shtuar se Russia vazhdon të mos tregojë gatishmëri për negociata për përfundimin e luftës. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›