E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Netanyahu i gatshëm për një plan paqeje për Gazën, IDF tërhiqet

TEL AVIV, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Jared Kushner se është i gatshëm t’i japë një shans planit të propozuar të Trump për çarmatimin e Hamasit, dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po tërhiqen në Vijën e Verdhë.

Gazeta Jerusalem Post, duke cituar një raport nga Axios, specifikon se në bisedën mes Netanyahut dhe  Kushnerit, Netanyahu njoftoi se ”është i gatshëm t’i japë një shans planit të Gazës”.

Gazeta izraelite përsëriti qëndrimin publik të kryeministrit dje, duke theksuar qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë për “mosshqetësim” në lidhje me deklarata të tilla, duke konfirmuar “një kthim gradual në Vijën e Verdhë në Gaza” dhe një ndalim të sulmeve në Rrip.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›