E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Putin: Nuk përjashtojmë të godasim ata që furnizuan Kievin me raketa

LONDËR, 21 nëntor /ATSH/ – Britania e Madhe dhe Rusia po përjetojnë tensione të larta, shkruan il messaggero.it.

Londra tani konsiderohet e përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, pasi raketat e saj ”Storm Shadow” u përdorën për të goditur objektivat brenda territorit të Moskës.

Këtë e tha në Sky News ambasadori rus në Londër, Andrei Kelin, i cili shtoi se ”lëshimi i këtyre raketave nuk mund të ndodhë pa personelin britanik dhe të NATO-s”.

Edhe presidenti rus, Vladimir Putin rifilloi kërcënimet duke deklaruar në një fjalim televiziv se ”me sulmet me raketa perëndimore ndaj Rusisë, konflikti në Ukrainë ka marrë një karakter global”.

Presidenti rus deklaroi se ”Moska ka të drejtë të godasë vendet, armët e të cilave përdoren nga Kievi kundër Moskës dhe, në rast përshkallëzimi, ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe simetri”.

Raketat ”Storm Shadow” i ishin furnizuar Kievit nga Londra dhe Parisi që nga viti 2023, por përdorimi i tyre ishte ndalur në territorin rus.

Këto janë sisteme ideale për shkatërrimin e bunkerëve të blinduar, magazinat e municioneve, ndërtesat e komandës, strukturat e rënda ose pistat e aeroportit.

Disa ditë më parë Shtetet e Bashkuara autorizuan Ukrainën të përdorë raketa amerikane ATACMS kundër objektivave në Rusi./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›