E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Rritet çmimi i gazit natyror në Evropë ndërsa tensionet në Hormuz përshkallëzohen

AMSTERDAM, 20 prill /ATSH-DPA/- Çmimet e gazit natyror evropian u rritën ndjeshëm sot pasi Irani e ndryshoi vendimin e tij për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Në bursën e Amsterdamit, kontrata referuese njëmujore e ardhshme e gazit holandez TTF u rrit me gati 6% në 41,02 euro për megavat orë (MWh).

Gjatë fundjavës, Irani tërhoqi njoftimin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe rriti veprimet ushtarake kundër anijeve në zonë.

Tensionet u nxitën më tej nga një bllokadë detare amerikane në ngushticë.

Marina e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sulmoi dhe sekuestroi dje një anije mallrash iraniane.

Ushtria e Iranit akuzoi Uashingtonin për “pirateri të armatosur” dhe u zotua se do të kundërpërgjigjej.

Lufta e Iranit dhe mbyllja e rrugës jetësore tregtare të përdorur nga prodhuesit e energjisë së Gjirit ka shkaktuar edhe më herët rritjen e çmimeve të gazit natyror deri në 74 euro për MWh në muajin mars.

Para shpërthimit të konfliktit, çmimet ishin rreth 31 euro për MWh. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›