E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Të paktën 50 të vdekur pas një shpërthimi në një fshat të Myanmarit

NAYPYIDAU, 1 qershor /ATSH – ANSA/ –  Një shpërthim i fuqishëm, i ndjekur nga një re e dendur tymi të zi, goditi sot fshatin Kaung Tat në verilindje të Mianmarit, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.

Rreth 50 persona, mes tyre edhe disa fëmijë, humbën jetën..

Sipas disa burimeve viktimat janë 46, ndërsa sipas të tjerave 59.

Hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi ka qenë aksidental dhe ka ndodhur brenda një ndërtese ku ruheshin materiale shpërthyese të përdorura për aktivitetet minerare.

Ekipet e shpëtimit dhe autoritetet raportuan se rreth 70 persona të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi, i cili goditi të gjithë fshatin dhe shkaktoi dëme të rënda në afro 100 banesa.

Ndërkohë është hapur një hetim për të sqaruar me saktësi rrethanat e ngjarjes.

Nuk përjashtohet mundësia që nën rrënojat e ndërtesës së shpërthyer të ketë ende persona të bllokuar.

Banorët i përshkruan BBC-së skena shkatërrimi, dhimbjeje dhe kaosi.

Shumë prej tyre menduan fillimisht se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulm ajror. /is/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›