E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit

OHAIO, 12 gusht /ATSH – AA/ – Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ai nuk i beson Iranit dhe pretendon se SHBA-ja aktualisht ka “kontroll total” mbi Ngushticën e Hormuzit.

“Unë nuk i besoj Iranit. Pse po thoni se i besoj Iranit!? Unë jam personi i fundit që i besoj Iranit”, u tha Trump gazetarëve në bazën e përbashkët “Andrews” në Maryland pas udhëtimit të tij në Ohio.

“Ata më kanë gënjyer vazhdimisht”, shtoi ai.

“Ne kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit tani. Ata nuk kanë kontroll. Ne kemi kontroll të plotë. Ne e zotërojmë atë”, theksoi Trump.

Lindja e Mesme ka mbetur e tensionuar që nga fillimi i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit në fund të shkurtit. Teherani dhe Washingtoni nuk kanë arritur ende marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund konfrontimit ndërkohë që mbyllja e Ngushticës së Hormuzit vazhdon të prishë zinxhirët globalë të furnizimit me energji.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›