FOKUS – Trump mbërrin në Skoci për bisedime dypalëshe

LONDËR, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti sot në mbrëmje në Skoci për një vizitë katërditore.
Avioni presidencial, “Air Force One”, u ul në aeroportin Prestwick në Ayrshire, ku Trump u prit nga sekretari i Shtetit Ian Murray.
Pas mbërritjes, ai u drejtua menjëherë drejt helikopterit presidencial “Marine One”, me destinacion në fushën e tij të golfit në Turnberry.
Gjatë qëndrimit në Skoci, presidenti do të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer, kryministrin skocez, John Swinney dhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. /Ad.Ab./