FOKUS – Venecia prezanton varkën e parë elektrike

VENECIA, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Panairi i Varkave në Venecia (29 maj-2 qershori) do të jetë skena ku do të prezantohet sot taksia e parë ujore veneciane plotësisht elektrike.
“Lucietta”, ky është emri i dhënë anijes, është projektuar nga ‘’Swiss Repower Group’’ në bashkëpunim me ‘’Nauta Yachts’’ për projektimin dhe ‘’Cantiere Serenella di Murano’’ për ndërtimin artizanal.
‘’Lucietta përfaqëson paradigmën e re të lëvizshmërisë urbane elektrike në Venecia dhe pikën e ekuilibrit midis traditës dhe inovacionit: sharmin historik të taksisë veneciane, të rishikuar në forma moderne dhe të qëndrueshme’’, shpjegon një shënim nga projektuesit.
Në fakt, varka u projektua dhe u ndërtua duke përfshirë një përzgjedhje shoferësh taksish venecianë përmes një studimi, falë të cilit u përcaktuan specifikimet e nevojshme për një anije duke pasur parasysh lagunën, por edhe të aftë të jetë e qetë në kontekste të ndryshme.
Taksia e parë me energji elektrike do të jetë gjithashtu protagoniste gjatë Festivalit të 82-të të Filmit në Venecia, eventi kryesor për shoferët e taksive veneciane, të përfshirë në transferimet e aktorëve dhe personave VIP nga qyteti historik në ishullin e Lidos./ /os/