E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO / Dhunë në Fushë-Krujë, sulmohen lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Gjoka

Tre lojtarë të Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar në Fushë-Krujë, para ndeshjes me Ilirinë.

Siç shihet nga pamjet  futbollistët korçarë kanë pësuar dëmtime.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit korçar, incidenti ka ndodhur para se skuadra të hynte në dhomat e zhveshjes.

Skënderbeu deklaron se dhuna është ushtruar nga persona të stafit dhe futbollistë të Ilirisë. Klubi thekson se situata e krijuar është e papranueshme dhe se në kushte të tilla nuk mund të zhvillohet futboll.

Në reagimin e tij, Skënderbeu nënvizon se ky episod nuk përfaqëson vlerat e sportit. Klubi kujton se në Korçë mikpritja konsiderohet traditë dhe se e njëjta qasje pritet edhe nga kundërshtarët.

REAGIMI I KLUBIT:

Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.

Ky nuk është futboll.

Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.

Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›