E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTO/ Atentati ndaj zyrtarit të BDI-së, ky është i plagosuri. Mori katër plumba në trup, gjendja shëndetësore…

Ky që shihni më lart është i plagosuri, i cili ishte shënjestra e të shtënave në Kumanovë gjatë kësaj të marte. 

Ai u qëllua me katër plumba, në pjesë të ndryshme të trupit, teksa ndodhej në rrugën “Dimitrija Tucakovic”. Ai është jashtë rrezikut për jetën. 

Pas kryerjes së ekzaminimeve në Spitalin e Përgjithshëm, ai është dërguar në Shkup, informoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski. 

“Personi është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë. Të gjitha ekzaminimet janë kryer nga ana jonë – rëntgen, kompjuterik. Personi është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës”, tha drejtori Stosevski. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›