E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO/ Dribluesi më i mirë, Zhegrova lë pas Musialën dhe Vinicius

Edon Zhegrova po kalon një sezon fantastik me Lille, në Francë dhe Europë.

Sulmuesi shqiptar ka spikatur edhe në Champions League, aty ku me driblimet e tij në dy ndeshjet e para të fazës së ligës është i pari në listë.

Zhegrova ka lënë pas yje si Vinicius i Real Madrid apo Musiala i Bayern Munchen. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është në kuotën e 17 driblimeve, si askush tjetër në kompeticionin më të madh për klube në botë.

Vinicius, ai që mendohet se do të jetë fituesi i Topit të Artë këtë vit, ka realizuar deri tani 14 driblime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›