E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO-EMRAT/ U arrestuan si pjesë e grupit të lidhur me Ervis Martinajn, GJKKO shpall fajtorë dhe dënon me burg anëtarët e bandës

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë dhe dënuar dy anëtarët e bandës kriminale të lidhur me Ervis Martinajn, Elvin Mërlika dhe Alket Xhixha.

Po ashtu GJKKO ka shpallur fajtor dhe dënuar me burg, edhe Florenc Çapian.

Njoftimi i GJKKO: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Florenc Çapia, Elvin Merlika dhe Alket Xhixha”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Kujtim Vraniçi, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani, me vendimin nr. 44, datë 02.06.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës S.S, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Florenc Çapia dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.

4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Florenc Çapia i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.

5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Florenc Capia do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvin Merlika, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës I.D, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvin Merlika, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

8. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Elvin Merlika dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.

9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Elvin Merlika i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.

10. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Elvin Merlika do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës I.D, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

13. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Alket Xhixha dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.

14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alket Xhixha i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.

15. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Alket Xhixha do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

16. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës (në mënyrë proporcionale), si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.

17. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›