E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO/ I dënuar në Maqedoninë e Veriut me burgim të përjetshëm për 3 vrasje, ky është 52-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Pas një hetimi operativ, forcat shqiptare kanë arrestuar në Tiranë 52-vjeçarin Besim Sherifi, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, Shkup, ku humbën jetën tre persona. Për të, gjykata në Maqedoninë e Veriut kishte caktuar arrest në mungesë, që sipas ligjit parashikon burgim të përjetshëm.

Sherifi përdorte identitetin e një shtetasi kosovar, me dokumente që iu sekuestruan dhe dyshohet të jenë të falsifikuara. Ai u kap në një apartament në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku jetonte me qira prej 10 vitesh, siç raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Në momentin e arrestimit, ai mohoi të ishte Sherifi, por kontrolli i gishtave konfirmoi identitetin e tij. Hetimet e autoriteteve shqiptare u mbështetën edhe në informacionin e marrë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›