E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO/ Kanabis me postë nga Kanadaja, ky është i riu që do merrte pakon. Si u bë arrestimi nga policia

Një 22-vjeçar u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontinenti”, teksa në Vorë do të merrte një pako me 7 kg kanabis nga Kanadaja.

Gazetarja Bleona Sari raporton se sipas burimeve, policia është sinjalizuar nga zyra postare se pakoja ishte e dyshimtë dhe kanë shkuar agjentët për ta verifikuar.

Pasi pakoja ka rezultuar me lëndë narkotike, kjo e fundit është sekuestruar dhe pakoja është zevendesuar me sende të tjera në përafërsi të peshës.

Më tej është pritur personi i cili do merrte porosinë dhe është arrestuar, ndërkohë bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Me sekuestrimin e telefonave celular do zbërthehen edhe komunikimet mes pritësve e marrësve, por ka dyshime se kjo skemë është përdorur edhe herë të tjera nga i arrestuari./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›