E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ “Kur korrupsioni del nga shtrati, futet uji në shtëpinë e qytetarëve”, edhe sot protestë në Durrës

Qytetarët e Durrësit njoftojnë për një tjetër protestë mbrëmjen e sotme.

Nën moton “Durrës zgjohu! Kur korrupsioni del nga shtrati, futet uji në shtëpinë e qytetarëve”, ata do të vendosen edhe sot para godinës së Bashkisë.

Protestuesit e konsiderojnë Bashkinë Durrës si përgjegjëse për dëmet e mëdha në banesa, biznese dhe toka bujqësore.

Edhe mbrëmjen e djeshme, dhjetëra qytetarë të prekur nga përmbytjet dolën në rrugë për të kërkuar përgjegjësi dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Durrës.

thirrjet “Turp, turp”, “Durrësi, skenë e krimit” dhe “Shpallni gjendjen e jashtëzakonshme ”, protestuesit nisën marshimin nga rrethrrotullimi pranë burgut drejt Bashkisë së Durrësit.

Sipas tyre, situata e rëndë e krijuar nga përmbytjet nuk është pasojë e një fatkeqësie natyrore, por e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet publike ndër vite.

Të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, protestuesit tentuan të hyjnë në bashki, por nuk u lejuan nga kordoni policor.

Ndërkohë, situata në terren mbetet ende kritike, me banesa dhe rrugë nën ujë dhe banorë që presin të ndihmohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›