E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTO/ Ky është Martin Bardhi, 62-vjeçari që u ekzekutua në Rrëshen

Një ngjarje e rëndë ndodhi tronditi paraditen e sotme qytetin e Rrëshenit.

Martin Bardhi, 62-vjeç u ekzekutua me armë zjarri pranë spitalit të qytetit, ndërsa të plagosur mbetën edhe tre persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës.

Të plagosurit janë, Olti Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, djali i xhaxhait të viktimës.

Vizion Plus, ka arritur të sigurojë foton e viktimës, i cili ishte një emër i njohur për policinë pasi në muajin mars të këtij viti, ai së bashku me të birin, Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›