E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO/ Lëndë eksplozivi në makinën e kryetarit të njësisë administrative të Fushë Krujës

Një sasi lënde eksplozive  është vendosur në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Gazetarja Bleona Sari raporton për ABC News se lënda plasëse është hedhur në makinën e kryetarit të njësisë administrative të Fushë Krujës, Ilir Loci.

Ngjarja ka ndodhur në parkimin e lokalit në pronësi të shtetasit Albert Meta. Gjatë shpërthimit është dëmtuar edhe automjeti i një shtetasi tjetër, Ervin Kadiu.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të kryer hetimin e plotë mbi rastin.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›