E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO/ Me shpejtësi skëterrë, makina luksoze aksidenton një tjetër mjet në autostradën Tiranë-Elbasan, forca të shumta policie në vendngjarje

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan në afërsi të Lundrës.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një makinë luksoze e cila ka qenë me shpejtësi ka përplasur mjetin tjetër.

Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale, ndërsa nuk dihet nëse ka ose jo të plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje ka forca të shumta policie.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›