FOTO/ Përfundon riparimi i shtresave asfaltike dhe përmirësimi i sinjalistikës në segmentin Qafë Thanë-dogana Qafë Thanë

Kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë.
Kjo ndërhyrje ka bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe gjithashtu rrit sigurinë rrugore. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në “Facebook”, foto nga riparimet e shtresave asfaltike në këtë segment rrugor.


/abcnews.al/