E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Plagosi me armë zjarri Juxhin Hamajesin, ky është autori i shpallur në kërkim

ABC News ka siguruar foton e Klodian Kallo, autori i dyshuar i plagosjes së Juxhin Hamajesit.

(Klodian Kallo)

Kujtojmë se Juxhin Hamajesi i cili u plagos ka qenë i dyshuar për përfshirje në aktivitete të paligjshme edhe në vitet e mëparshme, përfshirë një arrestim në qershor të vitit 2021, sërish për trafik klandestinësh sirianë.

Hamajesi ka mbetur i plagosur në vitin 2018 pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-efektivi Santiago Malko në një lokal në zonën e Kinostudios.

Autoritetet vijojnë të kenë në fokus të hetimeve të mëparshme aktivitetin e tij të dyshuar kriminal, ndërsa çështjet ndaj tij janë trajtuar në kohë të ndryshme nga organet ligjzbatuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›