E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Poloni-Shqipëri, ja gjyqtari që do të vendosë rregull në Varshavë

UEFA ka vendosur anglezin Anthony Taylor si arbitrin kryesor të takimit Poloni – Shqipëri. 47-vjeçari mban stemën e FIFA-s prej vitit 2013 dhe ka gjykuar në të gjitha nivelet, përfshirë finale të rëndësishme si Superkupa e Europës në 2020, ajo e Ligës së Kombeve në 2021 dhe e Europa League në 2023.

Taylor ka arbitruar sfidën e luajtur në Pragë mes Çekisë dhe Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024. Takimi përfundoi në barazim 1–1 dhe pati tepër rëndësi për kualifikimin e Kombëtares në finalet e turneut.

Anthony Taylor nuk i kursen kartonët e verdhë, ndërsa është më i përmbajtur te ata të kuq.

Ai ka autoritet në fushë falë edhe përvojës së gjatë në Premier League.

Anthony Taylor numëron 826 takime të gjykuara në karrierën e tij.

Poloni-Shqipëri luhet ditën e enjte, duke nisur nga ora 20.45.

LEXO EDHE: Nesër fluturimi drejt Varshavës/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në Tiranë, Sylvinho teston edhe penalltitë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›