FOTO/ Zjarr në një pallat në Shkodër, flakët përfshijnë biznesin në katin e 11-të! Rrezikohet e gjithë ndërtesa
Një biznes bar në katin e 11-të të një pallati në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Zjarri ka përfshirë ambientet e biznesit, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve.
Siç shihet edhe nga pamjet, era e fortë rrezikon që zjarri të përhapet edhe në pjesë të tjera të ndërtesës, ndërsa është në flakë thuajse gjysma e katit të fundit dhe tarraca.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar deri më tani, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.