FOTOLAJM/ 30-vjeçari në Korçë përplas këmbësorin, i moshuari përfundon në spital

Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur në Bulevardin F.Noli në qytetin e Korçës.
Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, mëson se i moshuari ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër. Ai është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

Burime pranë spitalit të Korçës, thanë se i moshuari ështe nën kujdesin e mjekve dhe ndodhet jashtë rezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për të sqaruar rethanat e këtij aksidenti.


Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit./vizionplus.tv