E Diel, 1 Nëntor 2026

FRANCË – Macron: BE duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi ose do të rrëzohet

PARIS, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Që kur u botuan raportet e shkruara nga Mario Draghi dhe Enrico Letta, Kina ka përshpejtuar jashtëzakonisht shumë. Tani ajo ka një suficit me pjesën tjetër të botës prej 1 trilion eurosh. Nëse do të mbeteshim një treg i hapur ndaj të katër erërave, do të na rrëmbenin”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë.

‘’Evropa duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi. Evropa është, në fakt, faktori i përshtatjes për pjesën tjetër të botës. Pyetja është nëse jemi të aftë të bëhemi një fuqi, ekonomikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe madje edhe demokratikisht”, shtoi ai.

Presidenti francez shpjegon “katër objektivat” e tij për rilançimin e Evropës

  • Thjeshtëzimi dhe përfundimi i tregut të vetëm
  • Diversifikimi i tregtisë dhe heqja e riskut nga varësitë e akumuluara gjatë viteve. Bëhet fjalë për rindërtimin e aftësive evropiane, shpjegon ai, për shembull, promovimin e ndërkombëtarizimit të rolit të euros, futjen, ndër të tjera, të euros dixhitale, ose zhvillimin e monedhave të qëndrueshme të denominuara në euro.
  • Promovimi i preferencës evropiane. Klauzolat mbrojtëse në sektorin e çelikut. Duhet të kemi një fokus evropian në sektorët evropianë, nga automobilat te kimikatet, nga çeliku te mbrojtja.
  • Duhet të investojmë në inovacion. Ne po përqendrohemi në thjeshtim dhe diversifikim.

”Shumë harrojnë preferencën evropiane dhe nevojën për investime evropiane”, përfundoi ai.    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›