E Hënë, 2 Nëntor 2026

FSHF dhe bashkia Kamzë do të ndërtojnë fushë të re në Valias

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar mbështetjen për ndërtimin e një fushe futbolli në zonën e Valiasit, si pjesë e projektit “100 Fushat”, në bashkëpunim me Bashkinë Kamzë.

Ky investim do të realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Kamzë dhe Federata e Futbollit do të mbështesë projektin me furnizimin dhe instalimin e tapetit me bar artificial, pajisjen me set portash dhe makineritë për mirëmbajtjen e fushës.

Ky projekt synon të ofrojë një infrastrukturë moderne për zhvillimin e futbollit dhe promovimin e aktivitetit sportiv tek të rinjtë në zonë, duke forcuar bashkëpunimin mes institucioneve lokale dhe Federatës.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›