E Hënë, 2 Nëntor 2026

FUTBOLL – Mourinho shkarkohet nga posti i trajnerit të Fenerbahçes

STAMBOLL, 29 gusht /ATSH-DPA/ – Jose Mourinho është shkarkuar nga posti i trajnerit të Fenerbahçes.

Largimi i 62-vjeçarit vjen dy ditë pasi klubi turk nuk arriti të kualifikohej për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve pas humbjes ndaj Benficas në raundin e play-off-it.

Ish-trajneri i Real Madridit, Interit, Chelseat, Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, Mourinho, u emërua në këtë rol përpara sezonit 2024-25.

Fenerbahçe përfundoi i dyti në Super Ligë sezonin e kaluar, 11 pikë larg rivalëve Galatasaray.

“Jemi ndarë me Jose Mourinhon”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“E falënderojmë për përpjekjet e tij për ekipin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, shtohet në të.

Lajmi vjen një ditë pasi Ole Gunnar Solskjaer, i cili zëvendësoi Mourinhon si trajner i United në vitin 2018, u shkarkua nga rivalët e Fenerbahçes në Super Ligë, Beshiktash./ /Ad.Ab./

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›