‘Falimentimi i bizneseve në Kosovë rrezikon ekonominë’, Rafuna: Qeveria të ofrojë zgjidhje dhe jo të veprojë sipas interesave politike

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se bizneset në Kosovë janë drejt falimentit dhe se kjo rrezikon ekonominë në Kosovë. Rafuna vijoi më tej duke thënë se qeveria duhet t’u ofrojë zgjidhje bizneseve dhe jo të veprojë sipas interesave personale.
Rafuna shtoi më tej se nëse brenda 10 ditësh nuk ka reagim do të vijojnë protestat.
“Kërkesa jonë është që të merret më seriozisht sepse biznesi nuk mund të mbijetojë dhe është në pikëpyetje e ardhmja e Kosovës. Do të kemi edhe largim punëtorësh, janë mbi 100 mijë punëtorë që përbëjnë 60 për qind të ekonomisë së Kosovës. Nuk ka treg të lirë, faktikisht është monopol. Duhet të përfshihet një paketë me masa konkrete dhe të gëzojmë tranzicionin.
Vetëm për sektorin privat nevojiten 34 milionë euro dhe mjete që po i ha inflacion dhe nuk i çon në qarkullim, shihet që ka interes të dikujt personal. I bëjmë thirrje që të mos fshihet pas këtyre interesave. Do të vijojmë me protestat dhe nëse nuk ka zgjidhje brenda 10 ditësh do të vijojmë me protesta më të radikalizuara. “ / abcnews.al