E Martë, 3 Nëntor 2026

Favorizuan ndërtuesit përmes taksës së infrastrukturës/ Korçë, Prokuroria dërgon në gjyq dy zyrtarët e bashkisë

Prokuroria e Korçёs pёrfundoi hetimet dhe dёrgon nё gjyq shtetasit Zhaneta Lubonja dhe Ermal Gjermeni pёr kryerjen e veprёs penale “Shpёrdorim i detyrёs” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet  rezultoi se kёta shtetas me detyrё Drejtoreshë e Drejtorisë së Urbanistikës dhe Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Korçë, tё cilёt pёr shumё vite kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj, kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%.

Nё rastin objekt hetimi, pёr ndёrtimin e njё kompleksi me 4 pallate nё lagjen nr.3 tё qytetit tё Korçёs, dy drejtuesit e Urbanistikёs sё Bashkisё Korçë, kanё miratuar lejen e ndёrtimit pёr shfrytёzim si kompleks turistik dhe sbjekti ka paguar taksёn 3% pёr ndikimin nё infrastrukturë per ndertimet e reja, nё njё kohё kur taksa pёr ndikimin nё infrastrukturё pёr ndёrtimet e reja me qёllim banimi, apo njёsi tregtarё shёrbimi, pёr zonёn ansambёl arkitektonik tradicional nё qytetin e Korçёs, ёshtё pёrcaktuar 8% e çmimit tё shitjes pёr metёr katror. Subjekti nuk i ёshtё pёrmbajtur kushteve tё lejes sё ndёrtimit, ka paguar 3% taksёs ndikim nё infrastrukturё, kur duhej tё paguante 8%, njё shmangie prej 36000 Euro nё vlerё monetare nga Taksa e ndikimit nё infrastrukturё vetёm nga ky subjekt. Shmangia e taksës nga 8% nё 3%, ёshtё bёrё me miratim tё drejtuesve tё Zyrës sё Urbanistikёs Bashkia Korçё.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›