Faza e tretë e Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Përfundojnë 40% e punimeve

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se vazhdon puna me ritme në kantierin e punimeve Elbasan-Qafë Thanë, faza 3, me gjatësi 2.36 km.
Sipas ARRSH-së, deri tani realizimi fizik i punimeve në këtë investim ka arritur në masën 40%.
Gjithashtu kanë përfunduar punimet për formimin e trupit të rrugës në një gjatësi prej 1.8 km të rrugës.
Ndërsa ndërtimi i veprave të artit është realizuar në masën 90%.
ARRSH njofton se, po punohet për ndërtimin e 2 urave të reja mbi lumin Shkumbin me lartësi 32 m dhe gjatësi rreth 200 metra-linearë.
1 nga 6/j.p/r.e/