E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmija 4-vjeçar rrëzohet nga shkallët e kopshtit në Korçë

Ditën e sotme në ambientet e kopshtit nr. 11 në qytetin e Korçës, një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar në shkallët e institucionit.

Menjëherë pas incidentit, i mituri është transportuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm nga mjekët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›