E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferit Hoxha takim virtual me homologë nga 40 vende: Përpjekje ndërkombëtare për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka marrë pjesë sot në një takim virtual të nivelit të lartë, të organizuar nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Takimi bashkoi homologë nga mbi 40 vende për të diskutuar krizën e shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në rajon.

Në një postim në platformën ‘X’, ministri Hoxha theksoi se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare – diplomatike, politike dhe jo vetëm – për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare jetike.

Ngushtica e Hormuzit është një arterie kryesore për transportin global të naftës dhe gazit, dhe mbyllja e saj ka pasoja të rënda për sigurinë energjetike dhe stabilitetin ekonomik botëror.

“Diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.

Uniteti, koordinimi dhe një qasje ndërkombëtare e bazuar në rregulla janë thelbësore. Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet”, shkruan Hoxha në rrjetin social ‘X’.

I participated today in the virtual meeting convened by #UK Foreign Secretary, Yvette Cooper, bringing together counterparts from over 40 countries to address the urgent need to restore freedom of navigation in the Strait of #Hormuz following its effective closure by Iran in the… pic.twitter.com/Ef44AH9FBK

— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) April 2, 2026

Hoxha shkruan më tej se Shqipëria është e gatshme “të bashkëpunojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet e deeskalimit dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›