E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ferma VIP/ Kush u zgjodh fermeri i preferuar, ja avantazhi në lojë

Fermeri i preferuari i publikut është Lim Hoti. Limi ka arritur të rrëmbejë votat e publikut, duke u shpallur kështu imun dhe i pa rrezikuar në sfidën e spektaklit të sotëm.

“Publiku ka vendosur, fermeri i preferuar që fiton imunitet sonte është Limi“, lexoi në zarf moderatorja Luana vjollca.

Ndërkohë kryfermeri në fuqi, Andueli si kryetar i grupit duhet të zgjidhte kundërshtarin e tij. Andueli zgjodhi Big Bastën duke plotësuar me radhë anëtarët e tyre.

Grupi i parë: Andueli, Andrea, Ylli, Ester, Gani, Erand, Federik , Big Mama

Grupi i dytë: Big Basta, Roni, Albi, Nur, Danela, Alba, Keisi, Elinara

Grupi që humbet do të shkojë i gjithë në televotim, ku më i pak i votuari do të largohet menjëherë nga gara.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›