E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët: Heqja e naftës na rrënon! Rritrja e çmimit të karburanteve ul sipërfaqen e tokës së punuar

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që këtë vit të mos jepet naftë falas për fermerët, por skema të jetë e shpërndarë në drejtime të tjera.

Fermerët e Matit thonë se ky vendim është penalizues për ata që nuk kanë 3 hektarë tokë bujqësore. Po ashtu ata shprehen se duhet ndërhyrë tek taksa e naftës që bujqit të mos tatohen njëlloj si të tjerët për çdo litër të harxhuar.

“Janë ca ligje që i bëjnë ata që nuk e dinë ku i bie fshati, unë kam lëruar 3 hektare tokë dhe kostoja ka qenë dyfish shteti nuk ka ndërhyrë fare”, tha Ilir Çeliku, fermer.

“E pamundur me këtë skeme, nuk e punojmë dot tokën kështu”, shtoi Nazmi Haxha, fermer.

Për ekspertët e bujqësisë kjo është një tjetër goditje e rëndë për sektorin, duke marrë shkas edhe nga çmimi aktual i naftës. Sipas tyre shteti duhet të ndërhyjë duke ulur akcizën e karburantit dhe TVSH-të  për imputet bujqësore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt tek fermerët.

“Ulja e akcizes dhe imputet, nuk ka pse rriten plehrat kimikë, se nuk e ndihmon fermeret. 50 milionë euro janë 2 km rrugë , lëri pa bërë ato dhe ndihmo fermerët”, theksoi Lush Susaj, profesor i Vreshtarisë dhe Ampelografisë, UBT.

Rritja e çmimit të karburanteve ka ndikuar direkt në uljen drastike të sipërfaqes së tokës së punuar për këtë sezon pranveror në të gjithë qarkun Dibër./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›