E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët grekë në protestë, bllokohet për dy ditë aksi Kakavijë-Janinë

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish sot i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grekë. Aksi do të jetë i bllokuar për dy ditë, duke nisur nga ora 11:00 (me orën tonë).

Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, “është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën e Greqisë), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›