E Martë, 3 Nëntor 2026

Fermerët “i futen me kokë” punëve, Çiljeta kujdeset për pulat

Me rënien e gongut, fermerët janë nisur për të bërë detyrat e caktuara në fermë. Robert Aliaj, i cili mban postin e kryefermerit, ka përcaktuar punët për secilin fermerë.

Duke kënduar Çiljeta Xhilaga ishte fermerja e parë e cila u nis për tek stallat. Ajo u kujdes për pulat, i ushqeu si dhe pastroi kotecin.

Çiljetës iu bashkuan edhe dy fermeret, Xhesika Polo dhe Xhensila Pere.

Për të mos humbur asnjë moment gazmor, debate, emocione  që ndodhin brenda rrethimit të  “Ferma VIP”, mund t’i ndiqni live në dy kanalet e platëformës Tring, “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›