Fermín López thyen Almerian, Barça “blindon” vendin e dytë

Barcelona fiton ndeshjen e vlefshme për javqën e 36-të të La Ligës në Almeria me rezultat 2-0. Dopieta e Fermín López vendosi sfidën: mesfushori zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të me një goditje me kokë nga krosimi i Hector Fort dhe përsëriti veten në minutën e 67-të me një gjuajtje me të majtën me ftesë të Sergi Roberto.
Tri pike për Barcelonën që “blindon” vendin e dytë në kuotën e 79 pikëve, 4 më shumë se Girona e vendit të tretë. Një tjetër humbje sezoni për Almerian, që mban vendin e fundit me 17 pikë.