E Diel, 1 Nëntor 2026

Fest 64/ Evi Reçi dhe Kastriot Tusha sjellin perlën “Këputa një gjethe dafine”, tenori batuta me Salsanon: Mos më bëj pyetje me xixa!

Një ndër momentet më emocionuese, të natës së tretë të Festivalit të 64-të, ishte dueti mes këngëtares Evi Reçi dhe tenorit të mirënjohur Kastriot Tusha. Dyshja ngjiti në skenë një nga perlat e muzikës shqiptare, “Këputa një gjethe dafine”, duke sjellë një interpretim plot klas dhe nostalgji.

Batuta me Salsanon

Menjëherë pas përfundimit të performancës, tenori nuk i kurseu notat e humorit në dialogun me prezantuesin. Tusha i parapriu situatës duke i kërkuar moderatorit Salsano Rrapi “llogari” me shaka: “Të lutem, mos më bëj pyetje me xixa!”, një batutë që shkaktoi të qeshura në sallë dhe që i referohej stilit të veçantë të humorit të aktorit.

Sekreti i një kënge të bukur

Duke iu rikthyer seriozitetit të garës dhe muzikës, Tusha iu përgjigj interesit të Salsanos se cila është “formula” që e bën një këngë festivali të pavdekshme.

“Janë shumë komponentë që e bëjnë një këngë në Festival të bukur. Është vija melodike, teksti, orkestracioni,” shpjegoi tenori.

Ai nuk ngurroi të vlerësonte edhe nivelin e edicionit të sivjetshëm, duke u shprehur i surprizuar nga energjia e artistëve të rinj: “Ky festival meriton një kompliment shumë të mirë, sepse shoh adrenalinë dhe performim fantastik të konkurrentëve.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›